Shkatërrohet banda e drogës në Uells, mes tyre edhe një shqiptar nga Kosova - Bota Sot
Shkatërrohet banda e drogës në Uells, mes tyre edhe një shqiptar nga Kosova

Diaspora

Shkatërrohet banda e drogës në Uells, mes tyre edhe një shqiptar nga Kosova

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:02
Pjesë e këtij grupi ishte edhe një shqiptar nga Kosova, Qatip Puci.

Policia e Uellsit ka shkatërruar dhe ka arrestuar një grup të drogës prej shtatë vetash në Uells të Jugut.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe një shqiptar nga Kosova, Qatip Puci.

Grupi ishte udhëhequr nga, Jamie Germaine, 46 vjeçar, i cili kishte transportuar mbi 100 kilogramë kanabis. Poashtu, pjesë e grupit të tij ishin edhe dy djemtë e tij, Tyrell(23) dhe Shaquille(21).

Policia që nga janari i vitit 2018-të ishte duke përcjellë udhëheqësin e grupit.

Ai ishte parë duke shkuar në Dubai, duke bërë shoping në dyqane luksoze si “Louis Vuitton” dhe po voziste një Mercedes.

Përveç ‘Germainesve’, të arrestuar ishin edhe Danny Yau (22), Qatip Puci (33) Justin Smith (45), dhe Ayman Nadeen (54).

Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar 600 mijë dollarë.

“Jamie Germaine gjatë kësaj periudhe ishte i papunë por voziste Mercedes ndërsa djemtë e tij po vozisnin BMW dhe Audi”, tha Ms Ferrier nga policia.

Në shtëpinë e shqiptarit, Qatip Puci policia kishte gjetur 7600 funta, po ashtu veshje të shtrenjta që kapnin çmimin e 710 funta që i kishte blerë në New York.

Avokati i Pucit tregoi se klienti i tij ishte rritur në Kosovë dhe gjatë luftës me Serbinë kishte pësuar trauma pasi e kishte parë babain e tij tek vritej. Në moshën 16 vjeçare kishte ardhur në Britani të Madhe si refugjat politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...