Shqiptari rreh tezen e tij… për t’i vjedhur 45 euro

Diaspora

Shqiptari rreh tezen e tij… për t’i vjedhur 45 euro

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 23:36
Ilustrim

Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Castellos, nën akuzën e grabitjes.

Personi që ka grabitur 37 vjeçari është vetë tezja e të riut, e cila aktualisht ndodhet në spital pas goditjeve që ka marrë.

Shqiptari i ka hyrë në banesë tezes së tij me qëllim për ta plaçkitur. E ka sulmuar tezen e tij duke e goditur e duke i mbajtur gojën në mënyrë që ajo të mos bërtasë. Kur policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi 37 vjeçarin i gjeti 45 euro që i riu i kishte vjedhur tek banesa e tezes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat