27 vjeçari ra nga çatia, dyshohet se është vrasje

Diaspora

27 vjeçari ra nga çatia, dyshohet se është vrasje

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

27- vjeçar shqiptar humbi jetën të enjten në punë. Viktima i identifikuar si Nertil Bushi ndërroi jetë pasi u rrëzua nga çatia ku po punonte. Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet të jetë vrasje.

Një prej të dyshuarve është xhaxhai i shqiptarit, i identifikuar si Dritan Bushi, i cili ishte me të kur rrëshqiti nga çatia. Xhaxhai telefonoi menjëherë ambulancën, por 27-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte. Ndërsa i dyshuari i dytë është Bruno Napoli, një punëtor me origjinë kalabriane.

Të dy janë në qendër të hetimeve nga karabienierët e Empolit. Një prej pyetjeve kryesore, të cilës po përpiqen t’i japin përgjigje është nëse viktima kishte kontratë të rregullt apo punonte në të zezë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat