Mbollën 1 milion paund hashash në Angli/ Ja emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar - Bota Sot
Mbollën 1 milion paund hashash në Angli/ Ja emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar

Diaspora

Mbollën 1 milion paund hashash në Angli/ Ja emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:00
Shtatë të arrestuarit janë të moshës midis 24 dhe 36 vjeç

7 persona janë arrestuar nga Policia Cleveland pasi kishin mbjellur drogë me vlerë 1 milion paund.

Sipas gazzetelive.co,uk bëhet me dije se policia ka konfiskuar si provë sasinë e drogës, 2 automjete dhe 10,000 paund para kesh.

Policia e Cleveland e zbuloi kanabisin në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham.

Image

Shtatë të arrestuarit janë të moshës midis 24 dhe 36 vjeç dhe të gjithë janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Teesside.

Ata janë:

Marigel Balla, 24 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Laert Duzha, 30 vjeç, nga Bedale Avenue në Billingham

Edi Miraka, 33 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Erjon Tafa, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Ermal Asilani, 32 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Alfred Boriqi, 36 vjeç, nga Rruga Milton në Hartlepool

Emirjon Myftaraj, 29 vjeç, nga Langley Avenue në Thornaby

Image

Mbikëqyrësi Tariq Ali tha: Ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...