Shqiptari Blerton Elmazi shpallet nxënësi më i mirë i vitit në Berlin - Bota Sot
Shqiptari Blerton Elmazi shpallet nxënësi më i mirë i vitit në Berlin

Diaspora

Shqiptari Blerton Elmazi shpallet nxënësi më i mirë i vitit në Berlin

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 20:40
Blerton Elmazi

Shumë të rinj shqiptarë në vende të ndryshme në perëndim po korrin suksese si në shkollim, në sport, kulturë, e pothuajse në të gjitha fushat e mundshme.

I tillë është edhe rasti i Blerton Elmazit nga fshati Sllatinë i Tetovës, që është zgjedhur nxënësi më i mirë në Berlin të Gjermanisë, Ai këtë sukses e ka arritur në shkollimin për profesionin e tregtisë me automjete.

Në një manifestim rasti, Blertonit i është dhënë edhe shpërblimi nga ana e autoriteteve të qytetit të Berlinit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat