U zhvillua në Nju Jork; Festivali i 29-të Shqiptar - Bota Sot
U zhvillua në Nju Jork; Festivali i 29-të Shqiptar

Diaspora

U zhvillua në Nju Jork; Festivali i 29-të Shqiptar

Nga: Beqir Sina Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 21:30
Pamje nga ngjarja

BRONX NY: Festivali i 29 vjetor shqiptar! është mbrëmja më e madhe festive kulturore shqiptare, me këngët, vallet, kostumet dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë.

Një festival ku i cili për tri dekada mbahet nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës, e traditës tonë në diasporë.

Festivali gjithëshqiptar! është është një mbrëmje e madhe kulturore shqiptare, kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim.

Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora – vijnë nëpërmjet këngëve e valleve, kostumeve foklorike shumë ngjyrëshe dhe të mahnitëshme, të cilat janë, ngjyrat burimore të folklorit shqiptar, që vijnë e bëhen së bashku në një skenë gjigande si ajo Festivalit  i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë.

Një festival ky që organizohet për të njëzetënenëntë herë nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” dhe famullinë e saj.

Kështu i bie dhe është zgjedhur nga organizatori që në kulmin e aktiviteteve që zhvillohen në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Neë Yorku, për më shumë se tre orë, të bëhet kryeqendra e foklorit të bukur shqiptar, Shqipërisë, Kosovës, dhe të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike, dhe diasporës.

Në këtë festival këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, i cili ishte i Festivali i XXIX-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3500 vetë, nga zona e “Tre Shtetshit”.

 Në këtë festival ishin  fëmijët shqipëtarë nga mbarë Amerika,te  cilet sollen jo vetem freski por edhe “cicëruan si zogjtë” për më shumë se tre orë duke kënduar këngë të reja shqip si dhe këngë përshëndetëse nga të festivale shqiptare në dekadat e kaluara.

Fewstivali Shqiptar ne Nju Jork, eshte një natë të paharrueshme, e mbushur me plot emocione.

Në festivalin e XXIX morën pjesë edhe shumë presonalitete, veprimtar dhe lider të komunitetit, afaristë, gazetar, artistë, muzikantë dhe studnetë e stduente. 

Festivali i 29-të Shqiptarë, arriti te prezantoi folklorin e bukur shqiptarë, duke u bërë një urë lidhje e fortë me Shqipërinë e të gjitha trevat dhe që në diasporë, që të ruhet muzika, vallja dhe kënga shqiptare në Amerikë.

Festivalin e 29-të Shqiptar e bekoi dhe e përshëndeti Meshtari Don Pjetër Popaj, ndërkohë, që përshëndetën edhe miku i madh i shqiptarëve kongresisti Eliot Engel, këshillatri Mark Gjonaj, ligjistatori Vedat Gashi, dhe David Tubio.

Programi i festivalit përfshinte dhe shkolllat e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi, me këngëtarë dhe grupe të ndryshme valltarësh, si Grupi “Rozafati” i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Shoqëria kulturo-artistike "Kelmendi" New York, "Nora e Kelmendit" Neë York, "Kraja" New York, "Krenaria of Albanian Roots" Michigan, "Bashkimi" Boston dhe “Gjergj Kastrioti" Michigan.

Komisioni organizuaes i Festivalit të 29-të Shqiptar :

 

Famullitari Dom Pjeter Popaj Kryetari i Keshillit te Kishes Nikoll Grishaj

Drejtor i Qendres "Nena Tereze" Marjan Cubi

Drejtor i Festivalit Fran Cotaj

Drejtor Artistik Orsin Turmalaj

Konfrencier Jozef Cataliq dhe Ilirjana Shala

Skenografia Fran dhe Gjek Shala

Regjia Pierre - Pandeli Simsia

Kordinator te reklamave Lule Gjokaj, Margarita Gazivoda , Lisa Gjokaj, Age Ivezaj, dhe Sonila Shoshi

Orkestra "Kastrioti" drejtuar nga Drtitan Papa

Video "Kortoci Studio" Sadri Kortoci

Në skenën e festivalit dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 26 pika të ndryeshme. 

Ky Festivali ashtu si dhe te kaluarit , ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.

Hapjen e Festivalit të XXIX-të, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Jozef Catalic dhe Ilirjana Lulgjuraj.

Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky aktivitet synon të ruaj traditat dhe vlerat artistike të kombit, nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Në skenë u ngjitën artistë shqiptarë që u përkasin tre brezave të ndryshëm. Famulltari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, u shpreh me shumë krenari përpara të pranishmëve.

“Është kënaqësi kur shohim të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë që kanë lindur këtu në Amerikë, duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare. Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë”.

I pranishëm në festival ishte edhe një mysafir i veçantë. Krytari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engël, i cili garantoi se do të vazhdojë kontributin për komunitetin shqiptar.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur, që të sigurohem se Kosova merr njohjen që meriton, që Shqipëria merr përkrahjen që e meriton dhe që të gjithë shqiptarët qofshin në Ballkan ose në Amerikë, të trajtohen drejtë dhe në mënyrë të duhur sepse edhe unë e ndiej veten pjesë të kombit shqiptar, pasi kam punuar për shumë vite për të.” i tha ai Zërit të Amerikës.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kërkoi nga komuniteti shqiptar në Amerikë që të mos kursehet ndihma për vendlindjen.

“Dikush më pyeti se sa shumë duhet të bëjmë për vendet tona? Përgjigja ime ishte e thjeshtë. Imagjinojeni sikur ne jemi në shtëpi, ndërsa familjet dhe populli ynë janë këtu. Sa shumë do të kërkonim nga ata që të bënin? Kaq i kemi borxh popullit tonë dhe vendit tone.”

Të pranishmit në festival i vlerësojnë shumë ngjarje si këto, që të kujtohet e kultura e kombit shqiptar, në mënyrë që ajo të mos harrohet kurrë.

“Prej gjithë botës jetojnë këtu dhe fëmijët tanë gjithmonë kanë marrëdhënie, sidomos në shkollë. Por besoj se festivalet dhe tubime të tilla luajnë një rol të jashtëzakonshëm që ruajmë traditat tona”, tha Kol Cacaj.

Festivalin i XXIX-të Shqiptar, e nderoi me një Proklamat të veçantë, së bashku me Fran Shalën Këshilltari shqiptarë në Bashkinë e Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, dhe Ligjistatori David Tubio nderoi Fran Cotajn.

Festivalin e hapi Këngë për Ismail Qemalin, shoqëruar nga vallëtarët që formuan Shqiponjën, në “ballë” me këngën Kuq e Zi, një realizmim koreografik i Grupit Rozafati nga Nju Jorku në bashkëpunim me Grupin Gjeregj Kastrioti - nga Detroiti.

Ndrësa u mbyll me vallen “Vallen me motive nga Tropoja”,  Grupi “Rozafati” me koreografe Angjelina Nika, dhe vallen e përbashkët me daljen në skënën e fsetivalit të gjithë këngëtarëve e grupeve të vallëtarëve “Konojm për Komb dhe Flamur” Grupi Bashkimi Kombëtar.

Ky festival ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesa e parë, dolën në skenë e festivalit : 

Pjesa e parë :

Recitim për Ismail Qemalin dhe Shpalljen e Pavarësisë- Nosh Rrok Camaj

“Të mos harrojmë traditat dhe gjuhën e Nanës” (montazh muziko-letrar) nga Tom Gjergji, Shaban Lajci, Martin dhe Kreshnik Smajli.

“Lulet e Festivalit”(valle) Grupi Rozafati Koreografe Angjelina Nika

“N’ball të Arbërit”(këngë edhe valle) Gjoni Opa dhe Gripi Gjergj Kastrioti

“Të bashkuar për liri”(valle) Grupi Gjergj Kastrioti Michigan, Koreografe - Joli Paparisto

“Moj e Bukura Arbëri”(këngë) Mikela Nonaj

“Osman Taka”(valle) Grupi Bashkimi - Boston, Koreograf Bashkim Braho

“Më prisni se do vi”(këngë0 Valbona Peraj

“Këcim tipik Malsor dhe vallja e Cetave”(valle) Grupi “Nora e Kelmendit” koreograf Sebastian Tinaj

“O lahuta Legjendare”(këngë) - Gjon Dedvukaj

Humor - Azem Baliaj dhe Agjelina Nika”Thërret Prizereni” (këngë) Gjystina Boja

Pjesa e dytë :

Kolazh me Kengë kënduar nga Gëzim Nika

“Cikat e Tropojës” (këngë) Dionis Delija

Këngë e valle tradicionale - Grupi “Shoqëria Kulturore Artistike Kelemendi”

“Sot Kosova ka një hall, don me pasë Bashkim Kombëtar” (këngë) Besim Muriqi

Humor - Kristian Qarri dhe Mira Paloka

“Vallja e Vendit Tim” - Grupi Krenaria Rrënjët Shqiptare, koreografe Melisa Marku dhe Elezabeta Vulaj

“Ja ke nge” (këngë) Gerona Hyska

“Motive nga Kraja” (valle)Grupi i “Krajës” koreografe nga Nadia Hoxha

“Kanga e Flamurit”(këngë) - Ava Simonlacaj

“Motive nga Malësia”(valle) Grupi “Rozafati” Koreografe Angjelina Nika

“A kan ujë ato burime” (këngë) Miranda Cake

“Motive nga Tropoja” (valle) Grupi “Rozafati” Koreografe Angjelina Nika

“Potpuri Vlonjate” (këngë) Entela Illiriani

“Knojm’ për Komb e për Flamur(këngë) Grupi “Bashkimi Kombëtar”

 Kështu që Festivali XXIX krijoi një urë të fortë midis shqiptarëve të Amerikës, Shqipërisë , Kosovës dhe të gjitha trevave shqiptare. Kështu edhe sivjet Festivali Shqiptarë në Nju Jork, dha kontributin e vet për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kulturës shqiptare në Amerikë.

Festivali i 29-të i Këngës e Valles Shqiptare, në Nju Jork - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. 

Festivali Shqiptarë në Amerikë, është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 29 edicione. 

Duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre. 

Ku bie në sy rrita e numërit të fëmijëve që për cdo vit vjen duke u rritur më pjesëmarrjen e tyre të mahnitëshme, duke e bërë edhe më të bukur Festivalin Shqiptar në Nju Jork i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat