Shkatërrohet banda e madhe e drogës, në pranga edhe shqiptarë - Bota Sot
Shkatërrohet banda e madhe e drogës, në pranga edhe shqiptarë

Diaspora

Shkatërrohet banda e madhe e drogës, në pranga edhe shqiptarë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 18:02
Itali

Guardia di Finanza e Katanias ka kryer një operacion të gjerë sot në orët e para të mëngjesit, koordinuar me kolegët e tyre në Romën, Napoli e Palermo, duke kryer 25 arrestime për veprimtari të lidhur me zotërimin dhe shitjen e substancave të ndaluara (kokainë, marijuanë, hashash e crack), për llogari të klanit mafioz ‘Santapaola-Ercolano’, si dhe për mbajtje armësh.

Operacioni i koduar me emrin ‘Shoes’ (Këpucë, për shkak se të dyshuarit përdornin emra markash të njohura këpucësh në bisedat e koduara mes tyre) ka sjellë edhe sekuestrime aktivitetesh tregtare dhe dy prona të patundshme. Hetimi ka arritur zbulimin e veprimtarisë së shumë grupeve kriminale të organizuar nga Katania që furnizoheshin me drogë nga grupe kriminale italiane dhe shqiptare. Veç arrestimit të gjashtë korrierëve, janë sekuestruar edhe mbi katër kile kokainë, 52 kile marijuanë, e rreth 25 kile hashash, sipas GdF.

Midis të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, Klodian Shkreka dhe Rudolf Sotiri, me bazë në zonën e Lazios, prej nga furnizonin me drogë grupet mafioze në Katania.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat