Xhelozia fut në sherr çiftin shqiptar në Itali, burri plagos me armë dhe më pas me thikë gruan

Diaspora

Xhelozia fut në sherr çiftin shqiptar në Itali, burri plagos me armë dhe më pas me thikë gruan

Më: 25 maj 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malnate në provincën e Vareses në Itali, ku një 48 vjeçar shqiptar ka goditur fillimisht me pistoletë dhe më pas me thikë gruan e tij 40 vjeçare.

Çifti ndodhej në makinë kur ndodhi ngjarja, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se sherri ka ardhur për arsye xhelozie.

Në fillim burri qëlloi me pistoletë gruan, e cila doli nga makina për të kërkuar ndihmë, por 48 vjeçari e ndoqi dhe e qëlloi me thikë.

Fatmirësisht plagët e marra nuk kanë qenë fatale për 40 vjeçaren, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë burri është arrestuar nga policia, ndërsa efektivët po përpiqen të rindërtojnë skenën nga dëshmitë e marra për të zbardhur ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat