Arrestohet prostituta shqiptare që rrahu italianin 47 vjeçar, e bllokoi në ballkon dhe i mori makinen - Bota Sot
Arrestohet prostituta shqiptare që rrahu italianin 47 vjeçar, e bllokoi në ballkon dhe i mori makinen

Diaspora

Arrestohet prostituta shqiptare që rrahu italianin 47 vjeçar, e bllokoi në ballkon dhe i mori makinen

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 19:45
Ilustrim

Një prostitutë shqiptare është vënë në pranga në Itali pas denoncimit të klientit të saj.

Një shtetas italian nga Roma, 47 vjeç, telefonoi karabinierët për të denoncuar një prostitutë shqiptare 32-vjeçare për sekuestrim personi dhe vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në një prej lagjeve të kryeqytetit italian, ku ata kishin shkuar në një dhomë të marrë me qira.

Italiani u tha agjentëve se prostituta shqiptare kishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas e kishte shtyrë drejt ballkonit.

Pasi mbylli qepenat, ajo i mori të gjitha sendet personale dhe më tej i vodhi edhe makinën e parkuar poshtë, duke u larguar me dy bashkëpunëtorë, një grua dhe një burrë.

Makina u gjurmua përmes sistemit të alarmit satelitor dhe karabinierët arrestuan edhe 32-vjeçaren shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat