'Bosi' shqiptar kapet me dy çanta të mbushura me mijëra paund

Diaspora

'Bosi' shqiptar kapet me dy çanta të mbushura me mijëra paund

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:54
Dy çanta të mbushura me mijëra paund

Një i ri 27 vjeç me origjinë shqiptare u arrestua nga policia britanike, nën akuzat për pastrim parash dhe trafik droge.

Mediat britanike raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi me origjinë nga Shqipëria Amir Shkrela, që u dënua me 4 vjet heqje lirie nga gjykata vendase.

Në momentin që është ndaluar, Shkrela kishte në dy çanta plot 181 mijë paund, ndërsa kishte edhe një mjet identifikimi fals, me fotografi të tij. Shqiptari ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) kundër krimit të organizuar.

Shkrela posedonte drogë të klasit A dhe ndaj dënimi ndaj tij ishte 4 vjet burgim. Gjykata argumentoi se trafikimi i drogës në Britaninë e Madhe është një problem, si dhe duhet ndaluar fenomeni i helmimit të njerëzve me drogëra të ndryshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat