Tërmeti i fortë, flet nga Kroacia ish-lojëtari i Kombëtares: Poshtë rrënojave mund të ketë njerëz

Diaspora

Tërmeti i fortë, flet nga Kroacia ish-lojëtari i Kombëtares: Poshtë rrënojave mund të ketë njerëz

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 08:16
Foto

Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet me magnitudë 6,4 të shkallës Rihter dhe për pasojë kanë humbur jetën shtatë persona ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një lidhje me Skype nga Zagrebi, ish-lojëtari i Kombëtares, Besnik Prenga ka treguar se si është gjendja aktualisht në Kroaci, ku priten trupa të tjerë të nxirren nga rrënoja.

“Unë jetoj në Zagreb, epiqendra ishte 13 km nga Zagrebi. U dëgjua edhe këtu, pasi gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të stresuar edhe me koronën. Megjithatë është e detyrueshme që ne të mblidhemi. Kryesorja është që unë dhe familja ime jemi mirë me shëndet. Solidarizohem me atë çka i ka ndodhur njerëve pas kanë humbur jetën nga 7 deri në 10 persona.

Humbje mund të ketë, pasi poshtë në rrënoja mund të jetë një numër i vogël, po nuk besoj se do jetë më shumë nga shifrat zyrtare.

Çdo tërmet ka atë efektin e vetë, të befason pasi në momentin e parë reagimi është shumë i frikshëm, pavarësisht rihterit. Të gjithë mundohen të dalin poshtë shtëpisë, reagimi është i ndryshëm.

Në Shqipëri në nëntor, tërmeti I befasoi të gjithë, ndërsa këtu ra edhe një në mars. Mendoj që reagimi këtu nuk ka qenë në atë masë që ishte në Shqipëri. Paniku ka qenë më shumë në Shqipëri se në Kroaci”, tha Prenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat