E rëndë/ Përdhunohet për orë të tëra 51-vjeçarja shqiptare në Greqi

Diaspora

E rëndë/ Përdhunohet për orë të tëra 51-vjeçarja shqiptare në Greqi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:43
Greqi

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetase shqiptare është përdhunuar për orë të tëra gjatë kohës që ajo ishte në punë.

Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçarja shqiptare ka treguar përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.

Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, autori, është arrestuar prej efektivëve disa orë më vonë.

Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, rrugët e kryeqytetit grek janë mbushur nga aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat