Plagosi 3 persona, kërkohet shqiptari i rrezikshëm në Itali

Diaspora

Plagosi 3 persona, kërkohet shqiptari i rrezikshëm në Itali

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:01
Sipas policisë, shqiptari ka qëlluar 3 herë

Një 55-vjeçar shqiptar është në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka plagosur 3 persona në Bibione. Në mbështetje të policisë janë edhe karabinierët e Portogruaros, të cilët po hetojnë rastin dhe po përpiqen të lokalizojnë shqiptarin.

“Kushdo që ta shohë, kërkohet të kontaktojë në numrin e urgjencës 112”, shkruajnë karabinierët.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur 3 ditë më parë, më 27 qershor në një resort në bregdet, fillimisht në via Pirano dhe më pas në parkingun e një pallati mes via Andromeda dhe via della Vega.

Sipas policisë, shqiptari ka qëlluar 3 herë. Të plagosurit janë 2 shqiptarë dhe një italian. Njëri prej shqiptarëve, 30 vjeç ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I kërkuari u dënua 22 majin e kaluar për kanosje me thikë ndaj njërit prej tre të plagosurve, siç konfirmohet nga burime hetimore. Nuk përjashtohet që ky konflikt i mbartur të jetë motivi i plagosjeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat