Arrestohet shqiptari që fshehu kokainën dhe “kyçi” gojën para policisë italiane

Diaspora

Arrestohet shqiptari që fshehu kokainën dhe “kyçi” gojën para policisë italiane

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:16
Policia italiane

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Colle Umberto.

Mediat fqinje shkruajnë se në momentin që u ndalua shqiptari nuk iu përgjigjej pyetjeve të policisë, çka ngjalli dyshime.

Në fakt ai nuk mund të shqiptonte asnjë fjalë sepse kishte fshehur disa doza droge në gojë, që për fat të mirë nuk i kishte gëlltitur dhe që më pas u sekuestruan. Ai kishte të fshehura edhe disa doza në makinë.

Raportohet se 38-vjeçari shqiptar kishte vajtur në Itali me vizë turistike dhe kishte me vete edhe 145 euro, me gjasë të ardhura nga trafiku i drogës dhe një celular.

Ushtria ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e shqiptarit, duke gjetur doza të tjera kokaine, gati për treg dhe 2 qese që përmbanin gjithsej rreth 20 gramë kokainë në formën e një guri, të cilat ende duhej të ndaheshin në doza dhe një peshore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat