Itali: 6 të arrestuar për ngarkesën me drogë me aromë jasemini, vinte nga Shqipëria

Diaspora

Itali: 6 të arrestuar për ngarkesën me drogë me aromë jasemini, vinte nga Shqipëria

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Droge ne gomone

Mediat lokale italiane informojnë se mëngjesin e sotëm autoritetet e drejtësisë kanë vënë në pranga 6 persona të akuzuar per trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë. 

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 260 kg marijuanë e gjysëm kg kokainë e fshehur në tubat e një gomone e kapur gjatë verës së 2018 

Droga ishte e parfumosur me aroma jasemini për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroga. 

Gomonia me drogë u kap me 4 korrik 2018 ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet tip Honda e që ndiqej nga një tjetër automjet tip Fiat. 

Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi Fulvio Lonero e Massimo Ferrero. 

Është hera e parë që antidroga italiane zbuloi një sasi droge e kamufluar me aromë jasemini. 

Sekuestrimi i telefonave celularë ka ndihmuar investiguesit italianë të zbardhin aktiviteton kriminal e të vëne në pranga bashkëpunëtorët e dy të arrestuarve. 

Gjatë ditës pritet konferenca e shtypit e Prokurorisë së Brindizit me më shumë detaje mbi operacioni e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat