Policia greke për vrasjen e shqiptarëve: Të gjitha ngjarjet janë zbardhur - Bota Sot
Policia greke për vrasjen e shqiptarëve: Të gjitha ngjarjet janë zbardhur

Diaspora

Policia greke për vrasjen e shqiptarëve: Të gjitha ngjarjet janë zbardhur

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
Mario Isa,

Policia greke thotë se ka hetuar të gjitha rastet e vrasjeve të shtetasve shqiptarë në territorin grek kohët e fundit.

Në një deklaratë për media, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë greke thotë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur, por pa u ndalur konkretisht tek secila prej tyre.

“Në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare ne Greqi, bëjmë me dije se:Për të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme procedurale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sqarojmë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur”, deklaron policia greke.

Katër shqiptarë janë vrarë në Greqi nga nëntori deri në mbrëmjen e kaluar.

Viktima e fundit ishte 18 vjeçari nga Leskoviku, i identifikuar me emrin Mario Isa, cili është ekzekutuar natën e së martës në Kavala.

Hetuesit thanë se viktima ka marrë dy goditje me armë zjarrri nga afër, çka i ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.

Sipas mjekëve ligjorë, shqiptari është qëlluar me armë nga pas, ndërsa në dorë janë gjetur disa kartmonedha 50 euroshe.

Autori i dyshuar i vrasjes së 18 vjeçarit shqiptar pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimën.

Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Më 26 nëntor Petrit Zifle, 63 vjeç u vra nga greku Dhimitris Kuris, një ekstremist i Agimit të Artë.

Më 22 nëntor Altin Mulla, 39 vjeç u vra në zonën e Pogonit, Janinë, në kufi sipas policisë greke gjatë një shkëmbimi zjarri mes disa trafikantëve të drogës dhe policisë greke.

Më 25 nëntor një 35-vjeçar u gjet pa jetë në burgun e Trikalas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test