Përbërësit që nuk duhet t’ia shtoni sallatës nëse jeni në dietë - Bota Sot
Përbërësit që nuk duhet t’ia shtoni sallatës nëse jeni në dietë

Dieta

Përbërësit që nuk duhet t’ia shtoni sallatës nëse jeni në dietë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:00

Sallata është pjata kryesore nëse jeni në një dietë, por nëse ju i shtoni përbërësit e gabuar jo vetëm që nuk do të humbisni kilogramët e tepërt por do të shtoni edhe më shumë peshë.

Ja disa nga përbërësit më të këqij në një sallatë për humbjen e peshës:

Proshuta

Shumë prej jush e kanë pjesë të pandarë proshutën madje preferojnë ta kenë si përbërës ekstra në sallatën e tyre. Por a e dinit që proshuta shton rreth 400 kalori në momentin që e konsumoni në sallatë? Varet dhe nga sasia por nëse doni të humbni peshë, duhet ta evitoni. Dhe në shumë raste përdoret mish i përpunuar që mban pak ose aspak mish në të, kështu që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese për organizmin. Mundohuni të shtoni speca në vend të proshutës

Buka e pjekur në kubike

Buka e pjekur kubike është një nga përbërësit më të preferuar në recetën e sallatrave. Por në fakt pjekja apo ripjekja e saj nuk garanton asnjë vlerë ushqyese. Madje ato shtojnë yndyrna të panevojshme kur fare mund të mos i konsumoni. Kijeni parasysh nëse në sallatën tuaj gjenden dy kubikë bukësh të pjekura, ju duhet të shtoni vetëm dy lugë gjelle vaj ulliri. Sa më e madhe të jetë sasia e kubikëve aq më shumë do të shtohet numri i kalorive.

Ushqime të skuqura

Mishi pulës është i shëndetshëm. Karkalecat po ashtu. Dhe mishi i peshkut është një ushqim i shëndetshëm. Por të gjitha këto në momentin që skuqen humbasin vlerat ushqyese dhe nuk janë më të shëndetshme. Ushqimet e skuqura janë plot yndyrna dhe kalori.

Salca kremoze

Edhe pse në sallatën tuaj mund të ketë një sërë përbërësish të shëndetshëm, thjesht me një shtresë kremi në pjesën e sipërmë mund ta prishni të tërën. Ato përmbajnë përafersisht: 146 kalori, 15 gram yndyrna. Prandaj nëse menduat se veshja kremoze është e shëndetshme, mendojeni mirë

Mishi i përpunuar

Eshtë një ide e mirë të shtoni proteina në sallatën tuaj por mishi i përpunuar nuk është zgjedhja më e shëndetshme. Sallami prsh është një nga përbërësit që shtohet kudo por a e dinit që një fetë sallam përmban 43 kalori dhe 3 gr yndyrna. Dhe mendoni kaloritë e shumta që përtoni kur një sallatë përmban deri në 4-5 copa sallami.

Djathi

Djathi nuk është një shtesë dhe aq e keqe në sallatën tuaj. Një lloj djathi i quajtur “cheddar” ju siguron proteina dhe kalcium. Por gjithashtu dhe një burim yndyrnash. Kështu që nëse doni të shtoni djathë në sallatë, kini kujdes me sasinë e përdorur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...