Dieta suedeze pas fastave për të rënë nga pesha

Dieta

Dieta suedeze pas fastave për të rënë nga pesha

Nga: Xhafer Lecaj Më: 2 janar 2020 Në ora: 14:12
ilu

Një ndër dietat, e cila është testuar dhe ka rezultuar efikase për rënien në peshë, është pikërisht dieta suedeze. Krahas kësaj, kjo dietë është cilësuar si një nga dietat më të shëndetshme. Ajo do t’ju bëjë të ndiheni më vital, të shëndetshëm dhe plot energji.

Në fakt dieta suedeze nuk sugjerohet vetëm për ata që kërkojnë të humbin në peshë, por edhe për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Konsumimi i prodhimeve të qumështit dhe mishit do i bëjë ata, që nëpërmjet kësaj diete, të kontrollojnë nivelin e sheqerit që mbajnë në gjak.

Dieta suedese nuk ka vakte të specifikuara, ajo thjesht të informon se cilat janë ushqimet që duhet të konsumosh dhe cilat jo.

Ushqimet e lejuara janë:

Mishi (i pulës, gjelit, derrit dhe viçit)

Peshku (të gjitha llojet dhe frutat e detit)

Vezët (të përgatitura në çfarëdolloj mënyre që dëshironi)

Perimet: lakra e Brukselit, kungulleshkat, sallata e gjelbër, avokado, qepa, specat, domatet, lakrat, brokoli, kërpudhat, spinaqi, patëllxhani dhe ullinjtë.

Prodhimet e qumështit: kos pa yndyrë dhe lloje të ndryshme të djathit.

Frutat e thata: arra, farat e kungullit, lajthi, stika dhe bajame.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat