‘Pushtim toke, aksident e dhunë në familje’, arrestohen 4 persona nga policia e Durrësit

Durrësi

‘Pushtim toke, aksident e dhunë në familje’, arrestohen 4 persona nga policia e Durrësit

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 09:18
Ilustrim

DURRËS – 4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë për shkak se akuzohen për veprën penale “Pushtim toke”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasit:

M.L., 57 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H.L., banues në fshatin Larushk, Krujë.
V.M., 46 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit E.A., banues në fshatin Halilaj, Krujë.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit B.S., 58 vjeç dhe F.S., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, (vëllezër), pasi për arsye pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 42 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Opel”, duke i shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat