Siguria e pushuesve, task forca e posaçme zbarkon në plazhet e Durrësit

Durrësi

Siguria e pushuesve, task forca e posaçme zbarkon në plazhet e Durrësit

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 13:49
Policia

Task forca ndërinstitucionale e ngritur për sezonin turistik në Qarkun e Durrësit ka nisur kontrollet për zbatueshmërinë e rregullave dhe ligjit që përcaktojnë mënyrën e operimit të subjekteve të ndryshëm që ofrojnë shërbime për pushuesit.

Në qendër të këtij kontrolli kanë qenë vendet e mjeteve lundruese dhe atyre argëtuese përgjatë gjithë vijës bregdetare të Qarkut të Durrësit, shkruan A2.

Për koordinatorin e kësaj task force, struktura i ka të gjitha kapacitet njerëzore dhe logjistike për një kontroll të vazhdueshëm përgjatë gjithë sezonit veror.

Gjithashtu, në të gjithë vijën bregdetare të Qarkut të Durrësit janë miratuar 190 roje bregdetare së bashku me kullat e vrojtimit, funksionaliteti i të cilave gjithashtu do të jetë në vëmendje të kontrollit të kësaj task force.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat