Nafta më lirë vetëm për festa

Ekonomi

Nafta më lirë vetëm për festa

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Veturat e shumë qytetarëve, po presin në rend në një pompë nafte në Gjakovë.

Kjo për shkak, se çmimi i derivateve këtu, është për 17 cent më i lirë së në kompanitë e tjera.

Nëpunës të kësaj kompanie, tregojnë se si ka ardh deri te kjo rënie e çmimit.

Lleshi thotë se ka interesim të madh të qytetarëve, dhe se e tërë vëmendje po bëhet sepse është në pyetje nafta, pasi që ofertat e fund vitit në produktet tjera, janë normale.

Më së miri këtë ulje të çmimeve, e pritën vozitësit.

E zbritje të njëjtë të çmimit të naftës, kishte edhe në Pejë.

Madje kjo kompani, përmes rrjeteve sociale, kishte lajmëruar klientët e saj, se gjatë vikendit, një litër naftë do të kushtojë vetëm 0.99 centë.

Punonjësit e kësaj kompanie, prapa kamerave, kanë thënë se jashtë ofertës, çmimi i litrës së naftës në kushton 1.08 centë. Ndërsa çmimet më të larta se kaq, janë të papranueshme.

E gjatë të hënës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ka mbajtur një mbledhje urgjente, për të hetuar nëse kompanitë e mëdha kanë bërë marrëveshje të fshehtë për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta.

Por, kompanitë e mëdha të naftës, vazhdojnë të mbajnë çmime më të larta.

Në Prishtinë, përkundër se çmimet e derivateve janë liruar në tërë botën, ato kanë rënë ndjeshëm.

Tani një litër naftë në kryeqytet, kushton 1.14 cent deri në 1.17

Kurse një cent më shumë, kushton ajo e benzinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat