Lluka për privatizimin e Telekomit thotë se Qeveria do të mbetet aksionare

Ekonomi

Lluka për privatizimin e Telekomit thotë se Qeveria do të mbetet aksionare

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:41
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka përsëritur edhe njëherë se privatizimi i Telekomit është veprim i duhur.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionare nga 25% deri në 49%.

Këto sqarime Lluka i ka bërë pasi dje deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se ministri po manipulon publikun duke thënë se çdo Telekom në botë është privat.

Postimi i plotë në Facebook:

Dje kam deklaruar që shumica e botës së zhvilluar kanë privatizuar kompanitë publike të telekomit. Kishte reagime që kam dhënë informatë të gabuar, duke u referuar në T Mobile të Gjermanisë dhe Telekomin Slloven.

Sa për sqarim, informatat më poshtë paraqesin strukturën aktuale të aksionarëve të T Mobile ku shihet që shumica e aksioneve janë private dhe shteti ka mbajtur në pronësi rreth 30%.

Telekomi Slloven ka shumë kohë që është në shitje. Tentativa e fundit ka qenë në nëntor të vitit 2018, që ka dështuar.

Privatizimi i Telekomit të Kosovës është veprim i duhur dhe, po e ripërsëris, se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar nga 25% deri në 49%.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat