Guvernatori Mehmeti dakordohet me Bankën Botërore për realizimin e projekteve për të rritur qasjen në financa - Bota Sot
Guvernatori Mehmeti dakordohet me Bankën Botërore për realizimin e projekteve për të rritur qasjen në financa

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti dakordohet me Bankën Botërore për realizimin e projekteve për të rritur qasjen në financa

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:59
Pamje nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka takuar sot zyrtarët e lartë të Bankës të Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë me qëllim të dakordimit të projekteve konkrete, të cilat do të ndihmojnë rritjen e qasjes së sektorit privat në financa.

Projektet të cilat janë dakroduar me Guvernatorin Mehmeti janë të ndërlidhura me avancimin e kornizës ligjore të sistemit të pagesave, studimin e fizibilitetit për identifikimin e hendekut financiar, avancimin  edukimit financiar që i targeton remitencat si kategori mjaft e rëndësishme e të hyrave në Kosovë.

Gjithashtu Guvernatori Mehmeti ka përgëzuar delegacionin për avancimin e bërë në projektin për rritjen e financimit për Fondin Kosovar për garanci kreditore, si dhe fillimin e studimit për të identifikuar sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka

falënderuar përfaqësuesit e BB-së për përkrahjen e vazhdueshme, që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. 

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%.

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.

Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Mario Guadamillas - Menaxher i Shtyllës për Financim dhe Tregje, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të zhvillimit të sektorit privat, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...