Fermerët do të përfitojnë çmime më të lira të derivateve të naftës - Bota Sot
Fermerët do të përfitojnë çmime më të lira të derivateve të naftës

Ekonomi

Fermerët do të përfitojnë çmime më të lira të derivateve të naftës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:22
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunës dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë fermerët e komunës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin e kryetarit Jashari, që bujqit të ndihmohen në forma të ndryshme.

Kryetari Jashari, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të dërgojë listën e fermerëve tek pika Shell Kosova në fshatin Klinë e Epërme, në mënyrë që të fillojë menjëherë zbatimi në praktikë i marrëveshjes së bashkëpunimit.

Drejtori për për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z.Sokol Sallahu, ka thënë se të gjithë fermerët së shpejti do të njoftohen me detajet e nevojshme, për të aplikuar për mundësinë e lirimit në bazë të kësaj marrëveshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...