OAK kërkon nga Ministria e Bujqësisë rritjen e subvencioneve për peshk

Ekonomi

OAK kërkon nga Ministria e Bujqësisë rritjen e subvencioneve për peshk

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:39
Foto Ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës iu drejtua me një kërkesë Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa përmes së cilës kërkoi përkrahje për rritje të subvencioneve dhe ndryshimin e masës për sektorin e prodhuesve të peshkut.

Në kërkesën e adresuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës theksohet që “zhvillimi i sektorit të prodhuesve të peshkut po përkrahet nga MBPZHR-ja përmes subvencioneve dhe granteve, mirëpo duke pasë parasysh situatën e krijuar sidomos kohëve të fundit si rezultat i pandemisë kërkohet që për bizneset prodhuese të peshkut të mundësohet ngritja e shumës së paraparë për subvencione nga 0.20 euro në 0.50 euro për kilogram”.

“Grantet nga masa 302 të barten në masën 101, pasiqë masa 302 kufizon investimet vetëm deri në shumën 50,000 €, gjë që duke marrë parasysh kostot e larta të shpenzimeve për investimet në hurdha, objekte përcjellëse, mekanizëm dhe pajisje, vlerësohet se kjo shumë nuk mundëson investime sipas planit për zhvillimin e sektorit”, u tha ndër të tjera në kërkesën e OAK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat