Shënohet rritje e çmimeve në tetor

Ekonomi

Shënohet rritje e çmimeve në tetor

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1 për qind në tetor 2021, krahasuar me shtatorin 2021, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj më të ri të çmimeve të konsumit për muajin tetor.

Kjo vjen si rezultat i ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (3.9%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (2.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); kafe, çaj dhe kakao (3.0%); gaz (5.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.8%); blerje e automjeteve (3.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemë minus 8.9%, perime minus 2.2%, me një ndikim të përbashkët prej minus 0.3 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2021 me muajin tetor 2020 ishte më e lartë për 5.7%, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (5.7%); mish (2.4%); qumësht, djathë dhe vezë (6.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (27.9%); perime (8.8%) etj., me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë minus 2.2% dhe veshje minus 2.0%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej minus 0.1 për qind në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat