SBASHK-u e pakënaqur me ngritjen prej 4 për qind të pagave

Ekonomi

SBASHK-u e pakënaqur me ngritjen prej 4 për qind të pagave

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:04
SBASHK

SBASHK-u ka shprehur pakënaqësi me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave prej 4 për qind, pavarësisht kërkesave të kësaj sindikate që kjo rritje të jetë më e madhe.

“Qeveria mbeti e barrikaduar pas vendimit të saj  dhe në koordinim dhe me unitet të plotë të federatave sindikale në kuadër të BSPK-së  do të vendosim  që bashkërisht  të veprojmë  për të shprehur kundërshtimin dhe pakënaqësinë tonë  për këtë qëndrim të Qeverisë dhe për çdo veprim sindikal anëtarësia në tërë Kosovën do të jetë e njoftuar me kohë përmes mediave dhe me forma tjera të komunikimit me ta”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u fton anëtarësinë që ta ruajnë unitetin shembullor dhe të përgatitet për veprime sindikale , të cilat do të ndodhin kur bashkërisht do të merremi vesh për to.

“I garantojmë mësimdhënësit se SBASHK-u edhe tani e tutje do të veprojë ashtu si vendos anëtarësia”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat