Kosova humb miliona nga moszbatimi i Marrëveshjes për Energji - Bota Sot
Kosova humb miliona nga moszbatimi i Marrëveshjes për Energji

Ekonomi

Kosova humb miliona nga moszbatimi i Marrëveshjes për Energji

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Kosova edhe më tutje vazhdon të humbë miliona euro në vit për shkak të bllokimit të Marrëveshjes për Energji, e cila ishte nënshkruar në vitin 2013 në mes të palës kosovare dhe asaj serbe.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se kjo marrëveshje duhet të nisë së zbatuari. Ata madje kanë identifikuar edhe implikimet financiare dhe teknike nga moszbatimi i marrëveshjes. Kjo marrëveshje pritet të jetë njëra nga pikat kryesore që do të diskutohen në Bruksel në fazën e ardhshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me miliona euro energji elektrike, e cila shpenzohet nga serbët në pjesën veriore të Kosovës, u janë faturuar qytetarëve të tjerë që paguajnë me rregull faturat e energjisë elektrike, pasi pala serbe vazhdon të mos i paguajë faturat e energjisë.

Ishte shteti serb ai i cili tashmë disa vite nuk ka lejuar që kompania e re të regjistrohet në Kosovë në pajtim me ligjet e Kosovës, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Energjisë të arritur në vitin 2013.

Për këtë çështje ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kishte paraqitur një raport pranë zyrave të BE-së, në të cilin shkruhej se Serbia nuk po lejon që kompania e re të regjistrohet në pajtim me ligjet e Kosovës.

Sipas saj, kjo pengesë po bëhet për interesat politike dhe ekonomike të Serbisë. Zyrtarë nga KOSTT thonë se Serbia po përfiton miliona, ndërsa Kosova po humb nga moszbatimi i Marrëveshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test