515 të punësuar vetëm në një javë përmes Zyrave të Punës - Bota Sot
515 të punësuar vetëm në një javë përmes Zyrave të Punës

Ekonomi

E mërkurë, 17 tetor 2018

515 të punësuar vetëm në një javë përmes Zyrave të Punës

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:49
ilustrim

Vetëm përmes Zyrave të Punës në të gjithë vendin është bërë e mundur punësimi i 515 personave në një javë.

Sipas shifrave të gjeneruara nga Zyrat e Punës në vend për periudhën 25 maj-31 maj, numrin më të madh të punësimit e ka patur qarku i Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe Fierit.

Në qarkun e Beratit numërohen gjithsej 32 të punësuar nga të cilët në qytetin e Beratit është bërë i mundur punësimi i 35 qytetarëve, në Kuçovë 2 dhe Skrapar 9.

Në qarkun e Durrësit u punësuan gjithsej 46 qytetarë, ku më qytetin e Durrësit u punësuan në një javë 37 qytetarë dhe në Krujë 9.

Në qarkun Fierit është bërë e mundur punësimi i 48 qytetarëve , ku në Fier u punësuan 11 qytetarë, Lushnje 33 dhe Mallakastër 4.

Në qarkun e Korçës u punësuan 26 persona. Në qytetin e Korçës 14 qytetarë, në Devoll 2, Kolonjë 3 dhe Pogradec 7.

Në qarkun e Dibrës u punësuan gjithsej 12 persona nga të cilët në qytetin e Dibrës u punësuan 7 qytetarë, në Mat 1 dhe në Bulqizë 4 .

Në qarkun e Elbasanit u punësuan gjithsej 26 qytetarë. Në qytetin e Elbasanit u punësuan gjithsej 18 qytetarë, në Gramsh 4, në Librazhd 1 dhe Peqin 3.

Në qarkun e Gjirokastrës u punësuan gjithsej 10 persona nga të cilët rezultojnë të jenë punësuar në Gjirokastër 4 qytetarë dhe në Përmet 6.

Qarku i Kukësit numëron gjithsej 40 të punësuar nga ku 30 në qytetin e Kukësit, 2 në Tropojë dhe 8 në Has.

Qarku i Lezhës punësoi gjithsej 35 qytetarë në periudhën 25-31 maj. Në Kurbin u punësuan 7 qytetarë, në Lezhë 20 dhe në Mirditë 8 persona.

Në qarkun e Shkodrës u punësuan 72 qytetarë nga të cilët në Malësinë e madhe 10 qytetarë, në Pukë 1 dhe në Shkodër 71 persona.

Në qarkun e Tiranës u punësuan gjithsej 95 persona vetëm në Tiranë.

Në qarkun e Vlorës përgjatë kësaj jave janë punësuar 73 persona, nga të cilët 22 në Sarandë dhe 51 në Vlorë.

Këtë vit qeveria është duke financuar formimin profesional për ata që dalin nga ndihma ekonomike, apo ata që kanë nevojë për formim profesional me një pagesë që është më e lartë se mesatarja e ndihmës ekonomike.

Objektivi i qeverisë është që të tejkalohet numri i mbi 25 mijë personave të punësuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test