Largimi i Merkel dobëson valutën evropiane

Ekonomi

Largimi i Merkel dobëson valutën evropiane

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Lajmi se kancelarja gjermane Ankela Merkel nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë së saj Social Demokristiane (CDU) ka dobësuar valutën e përbashkët evropiane.

Sipas Bloomberg, euro regjistroi nivelin më të ulët në dy muaj, duke rënë me 0.4 për qind për qind për të prekur nivelin më të ulët të ditës në 1.1361 dollarë, ndërsa yield-të e Gjermanisë u rritën me 0.36 për qind.

 

Ndërkohë, pas këtij vendimi Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm që të jetë në krye të Komisionit Evropian, i cili drejtohet aktualisht nga Jean-Claude Juncker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat