Analistët: Bankat po i plaçkisin qytetarët përmes mirëmbajtjes së kartelave bankare

Ekonomi

Analistët: Bankat po i plaçkisin qytetarët përmes mirëmbajtjes së kartelave bankare

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Qytetarët ankohen se bankat po i plaçkitin përmes mirëmbajtjes së kartelave bankare

Shumë qytetarë të Kosovës, kohëve të fundit janë përballur me pakënaqësi nga shërbimet e disa bankave në vend.

Ata thonë se po plaçkiten nga bankat, të cilat po ua marrin një shumë jo të vogël të parave për mirëmbajtje të kartelave, shkruan media.

Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se ky veprim i bankave është i padrejtë dhe i papranueshëm ndaj konsumatorëve.

Jakup Bellaqa në një prononcim për mediaka thënë se bankat duhet të mbikëqyren për këtë vendim dhe mos të lejohet një gjë e tillë.

“Kjo është e papranueshme sepse është shkelje e rënde e të drejtave  të konsumatorit respektivisht të drejtave të klientëve, por Banka Qendrore e Kosovës, duhet që mos te lejoj të bëhen manipulime dhe diskriminime sepse ka rol mbikëqyrës dhe është rregullator i sistemit bankarë. Rrita e çmimit  të mirëmbajtjes së kartelave i takon natyrës operative si dhe planeve, dhe politikave biznesore të bankave, por derisa banka përfiton nga këta klient nuk duhet që ti rrisë dhe shpenzimet e mirëmbajtjes apo shpenzimet administrative, në ketë aspekte klientët duhen të trajtohen dhe të mos i shkelen të drejtat e tyre”, ka thënë Bellaqa.

Sipas tij, meqë anjë vend tjetër nuk praktikon këso veprime, nuk do të duhej ta bënin as bankat e Republikës së Kosovës.

“Derisa në asnjë vend te rajonit nuk aplikohen këto praktika jo te mira, nuk duhet te aplikohen as në vendin tonë, sepse kjo përbën dhe është jashtë çdo norme dhe jashtë çdo standardi konform ligjeve dhe rregullave, dhe më këtë Banka Qendrore si monitoruese e afarizmit bankarë, duhet të marrë masa adekuate dhe ligjore”, ka theksuar Bellaqa.

Se ky vendim i disa bankave është i dëmshëm për konsumatorët mendon edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Lulzim Beqiri.

Ai ka thënë për media se qytetarët e Kosovës po rrjepën padrejtësisht nga bankat, të cilat po e bëjnë në emër të mirëmbajtjes së kartelave të kreditit.

“Në Republikën e Kosovës operojnë 10 banka komerciale, prej tyre 8 kanë kapital të huaj dhe dy banka kanë kapital vendor, këto banka kanë gjithsej 1.2 milionë klientë, mirëpo bankat komerciale kanë rrjep qytetarin e Kosovës në emër të mirëmbajtjes së kartave të kreditit. Janë miliona euro që paralizohen prej qytetarëve të shtetit pothuajse më të varfër në rajon, Banka Qendrore ka dështuar të rregullojë sistemin financiar në vend, shumë nga bankat komerciale kanë tarifa deri në 20 euro në vit për mirëmbajtje”, ka vlerësuar Beqiri.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë bankat komerciale po e zhvatin qytetarin e pa informuar duke e dëmtuar tej mase buxhetin e tyre.

“Mendoj se duhet një reagim qytetar ndaj bankave, sepse po cenojnë rend mirëqenien e qytetarëve kosovar. Roli i Bankës Qendrore është rregullimi i sistemit financiar dhe mbikëqyrja e operimit të bankave komerciale po siç po duket ka gisht edhe Banka Qendrore këtu në ndonjë marrëveshje nën tavolinë, dhe nuk është ka ndërmerr hapa parandalues ndaj këtyre dukurive çoroditëse”, ka përfunduar Beqiri.

Media ka tentuar të kontaktoj edhe me Shoqatën e Bankave të Kosovës, por pavarësisht insistimit një gjë e tillë ishte e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat