Franca do të hetojë dhjetëra xhami, “të dyshuara për radikalizëm”

Evropë

Franca do të hetojë dhjetëra xhami, “të dyshuara për radikalizëm”

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Gérald Darmani

Autoritetet franceze do tua mësyjnë dhjetëra xhamive dhe sallave për lutje, të dyshuara për mësime radikale si pjesë e “një goditjeje ndaj ekstremistëve islamikë pas një vërshimi sulmesh”.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, i cili sipas France24, i tha radios RTL se nëse ndonjë sallë lutjesh promovon nxitjen e ekstremizmit, ajo do të mbyllej.

Inspektimet që do të kryhen të enjten pasdite janë pjesë e një përgjigje ndaj dy sulmeve të tmerrshme që tronditën veçanërisht Francën – prerja e kokës së një mësuesi që u tregoi nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed dhe therja me thikë e tre personave në një kishë në Nice.

Ndryshe, Darmanin ka thënë se 76 xhami nga më shumë se 2,600 vendet e adhurimit mysliman ishin shënuar si “kërcënime të mundshme ndaj vlerave Republikane të Francës dhe sigurisë së saj”.

Ai nuk tregoi se cilat vende të adhurimit do të inspektoheshin, por në një shënim që u dërgoi shefave rajonalë të sigurisë, parë nga AFP, ai renditi 16 adresa në rajonin e Parisit dhe 60 të tjera përreth vendit.

Gjithsesi, ai ka vlerësuar se fakti që vetëm një pjesë e xhamive në Francë dyshoheshin se “tregtonin teori radikale” tregon se “ne jemi larg një situate të radikalizimit të përhapur”.

Siç shkruan më tej France24, hetuesit do të hetojnë financimin e xhamive dhe sfondin e hoxhallarëve që konsiderohen të dyshimtë dhe do të kërkojnë prova, ndër të tjera, të shkollave për fëmijët e vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat