Dhjetë persona ende të zhdukur në Norvegji, vazhdon kërkimi me dronë e qen

Evropë

Dhjetë persona ende të zhdukur në Norvegji, vazhdon kërkimi me dronë e qen

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Norvegji

Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke i përdorur dronët dhe qentë për ta hulumtuar dheun argjilor në përpjekje për t’i gjetur dhjetë persona që ende janë të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në pjesën jugore të Norvegjisë të enjten.

Përpos dhjetë personave të zhdukur, dhjetë të tjerë janë lënduar dhe njëri prej tyre është në gjendje serioze. Rrëshqitja e dheut ndodhi në një zonë banimi të komunës Gjerdrum, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit Oslo.

Autoritetet thanë se skaji i kraterit po vazhdon të ndahet nga pjesa kryesore dhe u bënë thirrje njerëzve që të mos i afrohen zonës për shkak të rrezikuar për rrëshqitje të re. Rreth 1.000 persona janë evakuuar nga kjo zonë, shkruan Reuters.

Gjatë natës, policia përdori dronë me pajisje për hetimin e nxehtësisë për të kërkuar persona të mbijetuar nën gërmadha. Me helikopterë janë lëshuar disa policë dhe ushtarë në zonat që besohet se janë më të qëndrueshme për të mos u shembur. Autoritetet arritën që të shpëtonin një qen.

“Jemi duke kërkuar të mbijetuar”, tha udhëheqësi i operacionit policor, Roger Pettersen, duke shtuar se në mesin e të zhdukurve ka edhe fëmijë.

Policia kërkoi nga banorët lokalë që të mos hedhin fishekzjarrë për ta festuar Vitin e Ri në mënyrë që të mos pengohet puna e helikopterëve dhe dronëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat