Anija ruse vazhdon të digjet pranë Finlandës

Evropë

Anija ruse vazhdon të digjet pranë Finlandës

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Anija ruse e mallrave Sparta II, e cila u godit nga dronë në Gjirin e Finlandës, vazhdon të përfshihet nga flakët pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve për ta shuar atë gjatë gjithë natën.

Roja kufitare finlandeze konfirmoi se qëllimi është të ftohin kontejnerët e ngarkesave për të zvogëluar rrezikun e shpërthimeve të mëtejshme, pasi që ende nuk dihet se çfarë ka në kontejnerë.

Autoritetet finlandeze paralajmëruan më parë se nuk mund ta përjashtonin mundësinë që anija të mbante pajisje ushtarake, duke pasur parasysh lidhjen e saj me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Anija është aktualisht e ankoruar pranë qytetit finlandez Loviisa. Pasi të shuhet zjarri, autoritetet finlandeze planifikojnë ta zhvendosin anijen Sparta II nga ujërat e tyre territoriale, drejt zonës së përgjegjësisë së Rusisë.

Sparta II është e lidhur me kompaninë ruse Oboronlogistika, e cila ofron shërbime logjistike për Ministrinë e Mbrojtjes Ruse. Anija është nën sanksione të SHBA-së dhe më parë ka qenë e përfshirë në transportimin e pajisjeve ushtarake ruse. Ekuipazhi i anijes u evakuua me sukses në një anije ruse shpëtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat