Franca shënon rënie të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

Evropë

Franca shënon rënie të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga virusi korona në 24 orët e fundit në Francë është rritur me 141, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga marsi është 70.283, njoftoi sot shërbimi shëndetësor francez.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur 196 njerëz vdiqën.

Numri i infeksioneve të reja nga virusi korona u rrit në 24 orët e fundit me 16,642 në një total prej 2 milionë e 910 mijë e 989.

Numri i njerëzve të infektuar rishtas është zakonisht më i ulët të dielën sepse një numër më i vogël i njerëzve janë testuar.

Gjatë javës së kaluar, numri i të infektuarve të ri ishte rreth 20.000 në ditë.

Ministria e Shëndetësisë e Francës njoftoi se 422.127 njerëz janë vaksinuar deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat