Përfshihet nga flakët spitali COVID/ Ndërrojnë jetën 4 pacientë. Hera e dytë brenda 3 muajsh

Evropë

Përfshihet nga flakët spitali COVID/ Ndërrojnë jetën 4 pacientë. Hera e dytë brenda 3 muajsh

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:17
Bukuresht

4 pacientë kanë gjetur vdekjen pasi spitali COVID-19 në qendër të Bukureshtit është përfshirë nga flakët.

Zjarri shpërtheu në spitalin ‘Matei Bals’ në Bukuresht, një nga më të mëdhenjtë e qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

3 pacientë të prekur me COVID gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i katërti ndërroi jetë më vonë.

120 pacientë të tjerë nga i njëjti repart u evakuuan.

Kjo është hera e dytë brenda 3 muajve që bie zjarr në këtë spital, ku më herët humbën jetën 10 persona.  

Ky spital u vu në qendër të vëmendjes së mediave pas imazheve të publikuar në internet me pavijone të mbipopulluara dhe pacientë që trajtoheshin në korridore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat