Gjermania paraqet buxhet rekord ushtarak për vitin 2021 në NATO

Evropë

Gjermania paraqet buxhet rekord ushtarak për vitin 2021 në NATO

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:46
Foto

Gjermania i ka raportuar NATO-s një buxhet rekord ushtarak prej 53 miliardë eurosh për vitin 2021.

Kjo është 3.2 për qind më shumë se në vitin 2020, kur buxheti për ushtrinë arriti në 51.4 miliardë euro, raporton agjencia e lajmeve dpa, citon tagesschau.

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ata shpresojnë që rritja e buxheteve të vendeve si Gjermania do të lehtësojë mosmarrëveshjen transatlantike mbi shumën e shpenzimeve të përbashkëta të mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kohët e fundit deklaroi se pret presion nga presidenti i ri amerikan për këtë çështje.

“Të gjithë presidentët amerikanë në dekadat e fundit kanë avokuar për buxhete më të mëdha ushtarake të partnerëve evropianë të NATO-s”, tha Stoltenberg. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat