Harroi ku e parkoi, pronari e kërkoi tri javë rresht veturën e tij

Evropë

Harroi ku e parkoi, pronari e kërkoi tri javë rresht veturën e tij

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Një burrë nga një qytet i vogël në Gjermaninë veriperëndimore, përgjatë kufirit me Hollandën ishte aq i hutuar në një qytet më të madh sa për tre javë ai nuk ishte në gjendje të gjente se ku e kishte parkuar makinën e tij.

Një 62-vjeçar parkoi automjetin e tij në një garazh shumëkatëshe në Osnabrueck, një qytet me 165,000 banorë, në fillim të shkurtit dhe shkoi në një takim.

“Unë as nuk e di sa herë kemi qenë në Osnabrueck duke kërkuar makinën,” tha vajza e tij të mërkurën. Ai nuk kishte një biletë parkimi me emrin e parkingut, pasi shërbimi ishte i hapur për shkak se lëshuesi i kartës nuk po punonte, sipas vajzës së tij.

Babai i saj u nis me makinë nga qyteti Bentheim në Saksoninë e Ulët për në Osnabrueck më 3 shkurt. Kur hyri në qytet po kërkonte parkim afër qendrës. Aty ai gjeti në garazh por më vonë nuk mund të kujtohej se ku ishte, pra ai ku kishte lënë makinën.

Për tre javë, babai dhe vajza kontrolluan shumë garazhe në Osnabrueck, ku vetëm në qendër ka rreth 15 sosh. Përfundimisht ata kontaktuan mediat për ndihmë. Makina u gjend ishte në garazhin e një hoteli në qendër të qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat