AstraZeneca: Vonesë e përkohshme në furnizimin me vaksina në BE

Evropë

AstraZeneca: Vonesë e përkohshme në furnizimin me vaksina në BE

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Kompania farmaceutike “AstraZeneca” konfirmoi pjesërisht raportimet për një vonese të përkohshme në dërgesat e vaksinave antiCOVID-19 në BE.

“The Financial Times” raportoi të premten se do të kishte një shkurtim të dërgesave këtë javë.

“Ne i komunikuam Komisionit Europian dhe vendeve anëtare javën e kaluar se një nga dy grupet për dorëzim këtë javë do të testohej dhe do të dorëzohet së shpejti”, tha kompania.

AstraZeneca tha se “luhatjet e vogla në dërgesat javore në varësi të shpërndarjes së cilësisë dhe testit të sigurisë janë tipike”, por firma ishte në rrugën e duhur për të përmbushur planet e saj të dorëzimit prej 70 milionë dozash në BE në tremujorin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat