Gjermania rekomandon përdorimin e J&J për personat mbi 60 vjeç

Evropë

Gjermania rekomandon përdorimin e J&J për personat mbi 60 vjeç

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:48
Ilustrim

Komiteti i vaksinave të Gjermanisë, i njohur si Stiko, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për personat mbi 60 vjeç. Rregullatori i barnave në Europë dha miratimin për përdorimin e vaksinës muajin e kaluar pasi shqyrtoi rastet e mpiksjes së gjakut te disa pacientë në SHBA.

Sipas EMA, përfitimet e vaksinës i tejkalonin rreziqet.

Sidoqoftë,  Rregullatori i Barnave i la të drejtën vendeve të vendosnin nëse do të përdornin Johnson&Johnson.

Stiko ka rekomanduar gjithashtu përdorimin e AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat