Shifra të larta infektimesh, 28 viktima nga Covid në Greqi

Evropë

Shifra të larta infektimesh, 28 viktima nga Covid në Greqi

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan sot 1,319 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve është 615,157, nga të cilët 51.0% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 188 konsiderohen se kanë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 3,002 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 qytetarë si pasojë e virusit.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 14,169. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat