Policia deklarohet për vrasjen e deputetit 69-vjeçar

Evropë

Policia deklarohet për vrasjen e deputetit 69-vjeçar

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ligjvënës britanik humbi jetën të premten pasi një person e goditi disa herë me thikë gjatë një takimi në një kishë me zgjedhësit e tij.

David Amess, një ligjvënës 69-vjeçar i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson, u sulmua rreth mesditës gjatë një takimi në Kishën Metodiste Belfairs në lindje të Londrës.

"Ai u trajtua nga shërbimet e urgjencës, por për fat të keq, vdiq në vendngjarje," tha policia. "Një 25-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasjen menjëherë pasi oficerët mbërritën në vendngjarje, ku u gjet edhe një thikë."

Policia kontrolloi kishën dhe autoritetet thanë se nuk besonin se në incident ishte përfshirë edhe një tjetër person. Nuk janë dhënë ende detaje për motivin e sulmit.

Kolegët e tij të parlamentit shprehën tronditjen për vrasjen.

Flamujt në rezidencën e kryeministrit në Downing Street u ulën në gjysmë shtize në shenjë nderimi për të.

Ligjvënësi Amess, i martuar me pesë fëmijë, ishte zgjedhur për herë të pare në parlament në vitin 1983. Atij iu dha titulli i kalorësit nga Mbretëresha Elizabeth për shërbim publik në vitin 2015.

Pasi mori vesh lajmin, kryeministri Johnson u kthye me shpejtësi në Londër nga një takim në Bristol, në Britaninë perëndimore./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat