Dalin detaje nga vrasja e deputetit anglez, autori kishte caktuar një takim me të

Evropë

Dalin detaje nga vrasja e deputetit anglez, autori kishte caktuar një takim me të

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Vrasja e deputetit anglez të premten ka tronditur të gjithë vendin. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë zbuluar të dhëna të reja në lidhje me vrasësin.

Personi i arrestuar kishte caktuar një takim për të takuar deputetin, sipas Sky News.

Vrasja e Ames, i cili i përkiste Partisë Konservatore të Kryeministrit Boris Johnson, ka nxitur rishikimin e masave të sigurisë  ndaj politikanëve në Britani. Ngjarja tragjike ndodhi jashtë një kishe metodiste në zonën e Lee on Sea, në Essex, ku u zgjodh Eimes.

Deputeti 69-vjeçar u godit me thikë gjatë një takimi elektoral që po mbante me qytetarët në Essex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat