“Më duhet të punoj”, pasaporta jeshile me detyrim rrit numrin e të vaksinuarve në Itali

Evropë

“Më duhet të punoj”, pasaporta jeshile me detyrim rrit numrin e të vaksinuarve në Itali

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:14
Ilustrim

Në një qendër vaksinimi në një stacion treni në Romë, një grumbull njerëzish janë paraqitur për të marrë dozën e parë të vaksinës në ditët e fundit. Megjithatë pjesa më e madhe nuk janë paraqitur aty me “vullnet të lirë”, shkruan The Guardian.

“Nëse nuk do të isha i detyruar ta bëja, nuk do ta bëja,” u shpreh Rosanna Barbuto, punonjëse marketi.

Kurse, Catalin një 41-vjeçare që punon në një fabrikë, tha: “Po e bëj sepse më duhet të punoj.”

Ata janë ndër hezitantët e vaksinës që u detyruan të dorëzohen pasi në Itali u bë e detyrueshme “pasaporta jeshile” për t’u futur në vendet e punës.

Rregullat janë më të rreptat në Evropë dhe kërkojnë që punonjësit të paraqesin dëshmi të vaksinimit, imunitetit ose të një testi negativ të marrë brenda 48 orëve të mëparshme. Disa e shohin qasjen e kujdesshme të Italisë si çelësin e shkallës së ulët aktuale të infeksionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat