10-vjeçari ngjitet në skenë dhe tenton t’i marr kapelën Papës

Evropë

10-vjeçari ngjitet në skenë dhe tenton t’i marr kapelën Papës

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë i vogël i është afruar Papës në mes të një fjalimi dhe u përpoq t’i “vidhte” kapelën.

Ndërsa Papa foli me besimtarët e mbledhur në skenë, dhjetëvjeçari u ngjit në skenë, iu afrua dhe u përpoq t’i hiqte kapelën.

Peshkopët që ishin me Papën u përpoqën ta largonin djalin, ndaj i ofruan një karrige për t’u ulur afër.

Por fëmija nuk u dorëzua dhe si përfundim stafi i Papës i dha atij një tjetër kapele. Në këtë mënyrë, djali u largua nga skena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat