Dodik: Putini dhe Kina do të na ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Evropë

Dodik: Putini dhe Kina do të na ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Milorad Dodik

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik akuzohet  për nxitje të luftës për shkak se po përpiqet të shkëpusë pjesën serbe nga Republika Federale e Bosnje-Hercegovinës. Dodik deklaroi për gazetën britanike “The Guardian” se nuk është zgjedhur për të qenë frikacak dhe nuk i trembet saksioneve. Ai pritet që të mbajë një takim me presidentin Putin në lidhje me këtë temë.

Politikani serb deklaroi se plane e tij nuk kanë si qëllim ndarjen e vendit. Ai tha se në rast se aplikohen sanksione nga shtetet perëndimore, do kërkojë ndihmë nga Rusia dhe Kina dhe që është mjaft i kënaqur për këtë gjë.  Dodik shtoi se presidenti rus dhe ai kinez janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë.

Lideri serb është kritikuar kohët e fundit për qëllimet e tij për të larguar pjesën serbe nga sistemi gjyqësor, ekonomik, intelingjent dhe ushtarak i republikës boshnjake.  Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur planin si të rrezikshëm për marrëveshjen e paqes së Daytonit, që i dha fund një lufte civile që shkaktoi 100,000 të vrarë.

Dodik tërhoqi anëtarët serbë nga institucionet qëndrore të shtetit, në momentin që përfaqësuesi Valentin Inzko po ndërmerrte nismën, që ta bënte të jashtëligjshme mohimin e gjenocidit. Politikani serb tha se besonte në marrëveshjen e Daytonit, por ishte kundër përfaqësuesve të lartë dhe 3 gjyqtarëve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që kanë imponuar votimin e 140 ligjeve.

Drejtuesi serb mendon se ata veprojnë si një organizatë kriminale që nuk respekton marrëveshjet kushtetuese.

Dodik i është ndaluar hyrja në SHBA pas organizimit të referendumit. Ai i tha zëvëndës sekretarit amerikan Gabriel Escobar që nuk i kishte problem saksionet amerikane.

Diskutimet për planin e Dodik pritet të fillojnë në 10 dhjetor në parlamentin e pjesës serbe dhe të mbarojnë pas 6 muajsh.  Drejtuesi serb tha se kërkonte një organizim të Bosnjes si organizimi i shtetit federal belg. Ai ka propozuar që ushtria boshnjake të përgjysmohet ose të krijohet një ushtri e pavarur e pjesës serbe. Një propozim tjetër i politikanit serb është demilitarizimi i zonës së populluar nga serbët.

Dodik e cilësoi si shaka rrethimin e reparteve të ushtrisë boshnjake nga forcat ushtarake serbe. Lideri serb tha, se historia e Bosnjes nuk është treguar e gjitha dhe sa kanë humbur jetën numër i njëjte myslimanësh boshnjakë dhe serbësh. Ai deklaroi se krimet e luftës kanë ndodhur, por që nuk ekziston një vendim që gjenocidi është kryer nga serbët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat