Eskalojnë në dhunë protestat në Beograd, raportohet për të lënduar

Evropë

Eskalojnë në dhunë protestat në Beograd, raportohet për të lënduar

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Ka pasur edhe incidente dhe përleshje midis protestuesve

Në Serbi po vazhdojnë protestat masive në mbi 50 lokacione.

Mediat serbe kanë raportuar se ka pasur edhe incidente dhe përleshje midis protestuesve.

Fillimisht, protestuesit kanë bllokuar urën mbi lumin Sava dhe autostradën ndërkombëtare në Beograd të cilat janë zhbllokuar më pas.

Image
Protestuesit bllokojnë një autostradë në Beograd më 4 dhjetor 2021.

Në një nga lokacionet ku po zhvillohen protesta është parë edhe ndihma e shpejtë dhe forca të shtuara të policisë serbe.

Përleshje janë raportuar në Novi Sad mes protestuesve pasi një numër i vogël fëmijësh kanë i kanë goditur protesuesit që ishin mbledhur.

Në anën tjetër një grup i të rinjëve të maskuar kanë brohoritur emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në qendrën Sava në Beogradin e ri.

Image
Beograd më 4 dhjetor 2021.

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë janë duke protestuar masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat