Belgjika mbyll edhe hipopotamët në karantinë, janë të sëmurë me Covid-19

Evropë

Belgjika mbyll edhe hipopotamët në karantinë, janë të sëmurë me Covid-19

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Një kopsht zoologjik në Belgjikë ka thënë se dy hipopotamët e tij i ka futur në karantinë pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Është e paqartë se si Imani, 14 vjeç, dhe Hermien, 41 vjeç, u infektuan nga koronavirusi, tha Kopshti Zoologjik i Antëerp, duke shtuar se kafshët po shkonin mirë - përveçse kishin rrjedhje hundësh. Kufizimet janë forcuar në kopshtin zoologjik deri sa të dalë negative, testi i kafshëve.

Në nivel global, ka pasur disa raportime për kafshë të robëruara dhe të zbutura të infektuara me Sars-CoV-2.

Hundat e hipopotamëve zakonisht janë të lagështa, por veterinerët në kopshtin zoologjik të Antëerp vendosën ta testonin çiftin pasi vunë re se ata "kishin qurra".

Rrethimi i tyre është mbyllur. Trajtuesit e tyre - të cilët kanë rezultuar negativ - duhet të mbajnë maska ​​dhe syze sigurie dhe të dezinfektojnë këpucët përpara çdo kontakti me hipopotamët.

"Në dijeninë time, është kontaminimi i parë i regjistruar në mesin e kësaj specie. Në të gjithë botën ky virus është parë kryesisht te majmunët dhe macet e mëdhenj," tha veterani i kopshtit zoologjik të Antwerp, Francis Vercammen.

Në fillim të kësaj jave, Kanadaja gjithashtu konfirmoi se tre raste Covid ishin zbuluar te dreri i egër - raporti i parë i tillë në jetën e egër të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat