Nuk u vaksinuan, Italia pezullon në vend dy mijë mjekë

Evropë

Nuk u vaksinuan, Italia pezullon në vend dy mijë mjekë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Refuzimi për t`u vaksinuar nga koronavirusi i kushtoi vendin e punës gati 2 mijë mjekëve dhe dentistëve në Itali.

Asociacioni Kombëtar Italian i  Mjekëve sqaroi se masa ekstreme u mor pasi ata dështuan të paraqisnin certifikatën e imunizimit.

Edhe 1,656 mjekë të tjerë u pezulluan në vendin fiqnj nëntorin e vitit të kaluar. Punonjësve shëndetësore atje u është kërkuar të gjithëve që të jenë të vaksinuar kundër Covid 19, e kjo në bazë të ligjit që nisi të zbatohej në muajin prill.

Në total, të dhënat tregojnë që më shumë se 33,500 mjekë nuk janë të vaksinuar plotësisht në Itali. Në këtë  shifër përfshihen edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe presin të vaksinohen, ata që janë vaksinuar jashtë Italisë dhe mjekët që nuk mund të imunizohen për arsye mjekësore.

Përveç mjekëve, autoritetet kanë njoftuar edhe për pezullimin e rreth 6,000 infermierëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë për shkak të mosvaksinimit. Italia shënoi së fundi 2.011 infektime për 100,000 banorë, ndërsa rastet kanë pësuar një rritje të vrullshme që prej fillimit të vitit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat