Prag lufte/ Zyrtarë rusë dhe ukrainas takohen në Paris

Evropë

Prag lufte/ Zyrtarë rusë dhe ukrainas takohen në Paris

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:23
Peskov tha sot se ai shpreson për “bisedime të hapura”.

Zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca po takohen sot në Paris, mes tensioneve në kufirin ruso-ukrainas.

Bisedimet, në kuadër të të ashtuquajturit “formati i Normandisë”, ndihmuan në uljen e tensioneve në vitin 2015, një vit pasi presidenti Putin urdhëroi aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe pas fillimit të kryengritjes, të mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmiotry Peskov tha sot se ai shpreson për “bisedime të hapura”.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, që përfaqëson Kievin në bisedime, tha se ai shpreson për dialog konstruktiv në interes të vendit të tij.

Disa raunde diplomatike të nivelit të lartë në ditët e fundit, nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim.

Bisedimet e sotme zhvillohen ndërsa Rusia tha se do të dërgonte trupa dhe pajisje të tjera në Bjellorusi, një vend kufitar me Ukrainën, për manovrat e përbashkëta ushtarake, që fillojnë muajin e ardhshëm./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat